Shqipëri-Kosovë kampionat të përbashkët, Ponari zbulon kur nis Liga Unike
Në një intervistë për "Sport Magazine" në Ora News, ku dha lajmin për fillimin e kampionatit të basketbollit në vend, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit foli edhe për Ligën Unike me Kosovën, veprimet që janë marrë nga FSHB për nisjen e aktivitetit dhe masat anti-Covid që do të merren gjatë ndeshjeve të koshti shqiptar.
Altin Sulçe: Po Liga Unike kur fillon?
Avni Ponari: Kjo është pyetje shumë me vend. Të gjithë po e presim Ligën Unike dhe po presim ndeshjen e parë. Unë po përpiqem me Federatën, bashkë me Federatën e Kosovës që ndeshja e parë të bëhet më 15 shkurt.
Avni Ponari: Mendoj që gjërat do të jenë në rrugën e zgjidhjes. Shpresoj do të ketë lëvizje në të gjitha sportet. Volejbolli shpresoj do të jetë i shpejtë. Unë përfitoj nga rasti për të falënderuar presidentin e FIBA Europe, i cili erdhi në Shqipëri, kërkoi, bëri disa kontakte me autoritetet shqiptare. Sekretari i Përgjithshëm i FIBA dërgoi dy letra të njëpasnjëshme qeverisë dhe Komitetit Teknik dhe këto letra kanë ndikuar shumë pozitivisht.
Secila federatë ka përpjekjet e saj, ka drejtimin e saj. Ne bëmë punën tonë dhe krijuam mundësinë që kjo rrugë të hapet. Tashmë pallatet e sportit do të jenë në dispozicion të sportistëve dhe me këtë rast unë besoj që edhe volejbolli dhe sportet e tjera do të jenë pjesë e zhvillimit të aktiviteteve.
Si do të jenë masat anti-Covid?
Avni Ponari: Ajo që na intereson neve dhe është në interes të punës në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së sportistëve do të bëhet në mënyrë rigoroze dhe federata do të marrë të gjitha masat e nevojshme, programi do të përgatitet këto dy ditë. Ditën e shtunë do tu paraqitet të gjitha shoqatave që çdo ekip pritës të marrë masat e tij. Ekipet do të zbatojnë protokollet e vendeve të Komunitetit Europian.
Lexo edhe:
Basketbolli merr dritën jeshile, Ponari për “Sport Magazine”: Ja kur nis kampionati kombëtar