"E bëre ëndrrën time realitet"/ Sulmuesi i Kombëtares falenderon Lampard
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2021, 19:27
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja falenderon Franck Lampard pak orë pasi Chelsea njoftoi shkarkimin e tij nga stoli I “Blues” dhe emërimin e Tuchel.
Ishte pikërisht Lampard ai që I dha mundësinë shqiptarit të debutonte sezonin e shkuar në Premier League.
Përmes një postimi në Facebook, 19-vjeçari i shpreh mirënjohjen e tij teknikut anglez.
“Faleminderit që e bëre ëndrrën time realitet”, shkruan Broja.
