Gati për derbin e "Madonnina"-s, formacionet zyrtare të Inter-Milan
Pas pak minutash starton derbi mes Interit dhe Milanit, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Te zikaltrit nuk priten shumë ndryshime, vetëm se sulmi të jetë i ndërtuar nga Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, me Lautaro Martinezin që qëndron në stol.
Nga ana tjetër, Pioli përgjigjet me dyshen e sulmit Leao-Ibrahimoviç, të ndihmuar nga pas nga Brahim Diaz.
Të dy palët (të kombinuara) kanë fituar vetëm një trofe që nga sezoni 2010-11, kur Milani fitoi Kupën e Italisë duke mposhtur Juventusin në penallti gjatë vitit 2016.
Presioni po rritet mbi menaxherin e Interit, Antonio Conte për të fituar duke pasur parasysh investimet që kanë bërë vitet e fundit.
Në anën tjetër, një avantazh i Milanit është vendi i parë në rënditje duke i dhënë një rritje morali psikologjike skuadrës.
Formacionet zyrtare:
INTER Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Sanchez. All. Conte.
MILAN Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Meité, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic.