Top 20 klubet më të pasura/ Futbolli në krizë, pandemia ul të ardhura

Futbolli po kalon një periudhë shumë të vështirë financiarisht për shkak të goditjes që ka pësuar nga pandemia Covid-19. Stadiumet pa tifozë si dhe tërheqja e disa sponsorave ka bërë që financat e klubeve të bien ndjeshëm.

Si çdo vit, Deloitte ka nxjerrë listën e klubeve futbollistike që kanë të ardhurat financiare më të larta dhe duket qartë rënia e financave të tyre.

Edhe këtë vit rënditja kryesohet nga ekipi i Barcelonës më një total prej 715 milonë euro. Pavarësisht krizës në të cilën po kalon skuadra prapë vazhdon të mbetet klubi me të ardhurat më të larta në të gjithë botën.

Vendi i dytë i takon përsëri Spanjës me skuadrën e Real Madridit. Skuadra sezonin e kaluar ka arkëtuar një shumë prej 714.9 milonë euro dhe ka pësuar një rënie prej 6% në financat e saj krahasuar me vitet e shkuara.

Vendi i tretë i rënditjes i takon skuadrës gjermane të Bayern-it të Mynihut me 634.1 milonë euro duke lënë pas skuadrat e Premier League të cilat nuk kanë arritur të kenë një vend në Top 3 megjithatë dominojnë në Top 10-she.

Rënditja vijon e tillë: 4. Manchester United : 580 milonë euro 5. Liverpool: 558 milonë euro 6. Manchester City: 549.2 milonë euro 7. Paris Saint-Germain: 540.6 milonë euro 8. Chelsea: 469.7 milonë eur 9. Tottenham Hotspur: 445.7 milonë euro 10. Juventus: 397.9 milonë euro.

/a.z,OraNews