VIDEO/ Berisha e nxjerr katër herë topin nga rrjeta, kualifikohet Juventus
Pas Interit dhe Atalantas, Juventusi është ekipi i tretë që prek gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Kampionët e Italisë fituan pa shumë vështirë përballë Spalit të Etrit Berishës me rezultatin e pastër 4-0.
Me Cristiano Ronaldon e lënë pushim, golat për bardhezinjtë u shënuan nga spanjolli Morata në minutën e 16 me penallti dhe Fabrotta në të minutën ’33, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dyfishtë.
Gjatë 45 minutave të dyta, Juventus menaxhoi lehtësisht avantazhin duke mos humbur shumë energji dhe duke gjetur edhe golin e tretë dhe të katërt, në minutat e 81 dhe 94, me autor Federico Chiesan.
Në gjysmëfinale Juventus do të ndeshet me Interin.
Kujtojmë që nesër luhet edhe çerekfinalja e fundit, ajo mes Napolit dhe Spezias.
Përmbledhja e ndeshjes:
Lexo edhe:
VIDEO/ Shënon Gjimshiti, përgjigjet Murriqi, “buzëqesh” Atalanta