"Me zor pres të të takoj", këngëtarja shqiptare zbulon sms-të me Neymar dhe Mbappe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2021, 16:25
Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj ka marrëdhënie shumë të afërta me dy futbollistët e Paris Saint Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe.
Gjatë një program televizitv, bukuroshja ka zbuluar disa biseda private në “Instagram” me brazilianin dhe francezin.
“Është siklet. I kam shumë shokë të ngushtë”, tha fillimisht Ramosaj, e cila më pas u bind për të zbuluar mesazhet.
Neymar: Më mungon
Beatrix: Më mungon gjithashtu dashuri. Me zor pres të të takoj
“Është mënyra se si flet me njerëzit e dashur”, tha këngëtarja, kur u ngacmua se biseda ishte me zemra.
Ndërsa bisedën e fundit me Mbappe e ka patur kur ka qenë kohë karantine dhe ajo i ka thënë “uroj të jesh mirë”.