FOTO/ Duken si dhomat e zhveshjes të Kombëtares, “shqiptarizohet" ekipi turk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2021, 16:02
Futbollistët shqiptarë janë kthyer në modë për kampionatin turk të futbollit.
Emra të shumtë nga Shqipëria dhe Kosova janë transferuar së fundmi në Turqi, ndërsa këtë sezon është skuadra e Istanbulspor që është tërhequr më shumë nga lojtarët tanë.
Pas Eduart Rrocës dhe Kristal Abazajt, klubi nga Stambolli firmosi më pas edhe me Valon Et’hemin.
Ditën e sotme, mesfushori Rroca ka shpërndarë në Instagram një foto nga dhomat e zhveshjes ku shihen rresht fanellat e tre shqiptarëve duke dhënë përshtypjen e parë se kemi të bëjmë me ekipin tone kombëtar.
