Humbi derbin me Partizanin, Nevil Dede largohet nga Tirana 15 min para ndeshjes me Laçin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2021, 14:14
Vetëm katër ditë pas humbjes së derbit të kryeqytetit që u luajt në stadiumin "Elbasan Arena", trajneri Nevil Dede ka deklaruar tërheqjen nga drejtimi i klubit të Tiranës.
Mësohet se trajneri Dede është larguar vetëm 15 minuta përpara se Tirana të përballet në fushën e gjelbër me Laçin, e cila po luhet sot.
Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana në "Elbasan Arena" u mbyll me fitoren e të kuqve.
Ndeshja u finalizua me rezultatin 1-0, me një gol në minutën ’83 të futbollistit të Partizanit Erald Çinari.