Nuk ndalen aksidentet në Shqipëri, viktima e rradhës një 10-vjeçare
Një vajzë 10-vjeçare është aksidentuar për vdekje mesditën e kësaj të diele në kryeqytet. Përplasja fatale është regjistruar në zonën e Alliasit. Menjëherë pas ngjarjes e mitura është dërguar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.
Drejtuesi i mjetit Alban Guri mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar brenda pak munutash nga efektivët e komisariatit nr.4.
Burimet bëjnë me dije se në marrjen në pyetje shoferi ka pretenduar se vajza ka dalë menjëherë nga banesa e saj duke i prerë rrugën. për shkak se nuk ka pasur fushëpamje, ai ka deklaruar se nuk ka mundur të shmangë ngjarjen fatale.
Por, një tjetër dyshim i ekspertëve është se mjeti ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Në fakt kjo është një ndër zonat më problematike në kryeqytet për shkak të mungesës së trotuarit. Familja e së miturës jeton me qira në këtë banesë dhe kishin vetëm katër ditë që kishin ardhur për të jetuar në këtë zonë.
Ky është aksidenti i tretë i rëndë brenda pak ditësh në Tiranë, ku një këmbësor u gjymtua në afërsi të rrugës 5 maji pas përplasjes së dy mjeteve, ndërsa dy këmbësorëve të tjerë iu rrezikua jeta teksa kalonin në vija të bardha pas kryeministrisë.