"Do na kapë pandemia tjetër", aktivisti: Me këtë ritëm duhen 80 vjet për vaksinimin anti-Covid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2021, 16:14
Aktivisti Genc Sejko, i njohur për memet e tij, duke cituar atë çfarë publikonte kryeministri Edi Rama në Facebook, ka përllogaritur se sa vite do ti duhen Shqipërisë për të përfunduar vaksinimin anti-Covid, nëse vijohet me këtë ritëm.
Sipas tij, na duhen 80 vite që e gjithë popullsia të marrë dozën e parë.
Genc Sejko: Nga të dhënat që bëhen publike del që qeveria po vaksinon rreth 62 persona në ditë. Nëse vaksinon 1.8 milion qytetarë, me këtë ritëm, qeverisë do t’i duhen 29.508 ditë. Ose thënë shkurt, plot 80 vjet. Kjo vetëm për dozën e parë. Me këto ritme do na kapi pandemia e radhës që vjen çdo 100 vjet.
