Aksident i rëndë në Allias, makina përplas për vdekje 10 vjeçaren

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit, në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një 10 vjeçare.

E mitura me iniciale A.P. ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit Alban Guri shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme, ku ka deklaruar se në momentin e aksidentit viktima ka dalë nga dera e shtëpisë dhe i ka prerë rrugën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.