Tentoi të trafikonte 13 emigrantë të paligjshëm, prangoset një 35 vjeçar në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2021, 10:18
Një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve kundrejt shpërblimit është goditur nga policia në Korçë.
M.L., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec të Korçës është arrestuar nga policia për trafikim të 13 emigrantëve të jashtëligjshëm.
Sipas policisë, 35 vjeçari u ndalua në fshatin Vishocicë të Devollit, teksa transportonte me kamionçinë emigrantët.
“Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në fshatin Vishocicë, Devoll, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.