Rrihen me njëri-tjetrin, arrestohen babë e bir në Selenicë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2021, 09:27
Dy persona janë arrestuar nga policia për veprën penale “Dhuna në Familje”.
Mësohet se dy të arrestuarit janë babë e bir, të identifikuar përkatësisht si N.L., 69 vjeç dhe V.L. 27 vjeç, banues në Selenicë të Vlorës.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.