Pa kanalizime dhe gropa me baltë, ana tjetër e Ksamilit turistik
Gropat me ujë e rrugët e baltës mbizotërojnë këto ditë dimri në zonën turistike të Ksamilit, ku banorët ankohen për mungesën e investimeve nga bashkia e Sarandës.
“Një shit ë bie dhe shkon balta në gju. Është shumë e vështirë. Gjatë natës nuk klojmë dot se është problem i madh.”
Zonat periferike nuk kanë rrjet kanalizimesh, ndërsa menaxhimi i mbetjeve është një tjetër dështim.
“I marrim me vete dhe i çojmë andej poshtë.”
Në verë kur popullsia disafishohet apo dimër qoftë, furnizimi me ujë mbetet problem.
“Një orë në ditë. Sidomos në behar është problem.”
Përtej premtimeve boshe në fushata elektorale, banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë shërbim nga institucioni i drejtuar, nga Adrian Gurma.
“Na kanë premtuar aq herë sa nuk mbahet mend, por është e kotë sepse janë vetëm fjalë dhe jo vepra.”
Kjo është ana tjetër e një prej destinacioneve turistike më të frekuentuara dhe më të shtrenjta, në jug të vendit.




