Shebeniku destinacion për borë, infrastruktura kufizon vizitorët në Parkun Kombëtar

Krahas problematikave, bora ka krijon edhe një tjetër atmosferë në zonat turistike. Stebleva në Librazhd, synon të kthehet në destinacion në turizmin malore por infrastruktura kufizon vizitorët në Parkun Kombëtar të Shebenik Jabllanicës.

Përtej problematikave që kanë krijuar, reshjet e dëborës që kanë përfshirë verilindjen ofruan mundësinë për një fundjavë ndryshe në natyrë.

Parku Kombëtar i Shebenik Jabllanicës në Librazhd prej pak vitesh është kthyer në një destinacion për turizmin malor.

"Më pëlqen liqeni dhe pamja. Është hera e parë dhe eksperiencë shumë e bukur."

Kryesisht turistët qëndrojnë në Fushë Studën të përfshirë në programin e 100 fshatrave të turizmit e ku vit pas viti po ngrihen edhe struktura akomoduese.

"Për një fundjavë çlodhëse pas punës është super."

Por infrastruktura duket se e mban peng zhvillimin.

Rruga është e vështirë dhe jo të gjitha mjetet mund ta arrijnë në ditët më borë duke kufizuar edhe numrin e vizitorëve.

"Po me makina të rënda, të voglat vështirë të kalojnë."

Dardha e Voskopoja në Korçë dhe Llogaraja në Vlorë ku po ashtu kishte reshje dëbore ishin ndër destinacionet e fundjavës.