Aksidenti tragjik me 4 viktima në Rrugën e Kombit, dalin fotot e viktimave
Katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova, por me qëndrim në Zvicër humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e 14 janarit, pas një aksidenti në Rrugën e Kombit.
Dy prindërit Blerim dhe Anjeza Avdiaj, vajza e tyre 5 vjeçare Medina dhe nipi i tyre Klejdi Koçi 10 vjeç nuk i mbijetuan plagëve të marra, ndërkohë që vajza e vogël Violeta ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Sakaq janë publikuar fotot e viktimave të aksidentit tragjik.

Parakalimi i gabuar dyshohet se është shkaku aksidentit tragjik me katër viktima nga një familje në Rrugën e Kombit dhe la të plagosur rëndë një 3 vjecare. Drejtuesi i kamionit që u përplas me veturën ka deklaruar se nuk mundi ta shmangë aksidentin, pasi mjeti u doli përpara në mënyrë të befasishme dhe pas kësaj dëshmie është lënë i lire.
Parakalimi i gabuar shkak i aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit, lirohet shoferi
Për shkak të erresire në rrugë, siç duket 45-vjeçari Blerim Avdiaj nuk e ka vënë re kthesën dhe mjetin e tonazhit të rëndë, duke sjellë dhe përplasjen fatale.
Shuhet familja kosovare në Rrugën e Kombit, vdesin prindërit me vajzën e nipin, mbijeton 3-vjeçarja