I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Kakavijë 35 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2021, 09:15
Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë italiane, është prangosur në pikën kufitare të Kakavijës.
I arrestuari me iniciale T.O., po tentonte të hynte në Greqi, ndërkohë që ka rezultuar i dënuar me 5 vite heqje lirie në Itali dhe më një gjobë financiare prej 50 mijë eurosh.
Ai akuzohet për trafikim të sasive të mëdha të drogës drejt Italisë.
Policia greke bëri shoqërimin e tij drejt Janinës në pritje të ekstradimit të tij drejt Italisë.