Kryemadhi takim me të rinjtë: Drejtorët e bashkisë po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI
Edhe pse fushata për zgjedhjet e 25 prillit ende nuk ka nisur, partitë politike kanë zbritur në terren duke kërkuar mbështetjen me vota.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një bisedë me të rinj që do të zgjedhin për herë të parë, ku theksoi se duhen strategji për të hapur vende punë dhe për rikthimin e shpresës
“Ka krijuar kriza njëra pas tjetrës,tashmë merr guximin dhe thotë të durojë kush duron dhe pastaj pjesa tjetër të iki. Nuk mund ta lejojmë ne një njeri të tillë që të marrë peng të ardhmen tuaj."
Takimet sipas saj, kanë sjellë reagimin e mazhorancës përmes presioneve apo ofertave.
“Edhe pse i merrnin nga Bashkia e Tiranës që iu thonin përse kështu e ashtu, dëgjojmë dhe qeshim nga ana tjetër e telefonit, se si drejtorë të bashkisë iu premtojnë vende pune.”
Për Kryemadhin, situata e vështirë ekonomike vjen për shkak të sistemit.
“Ne nuk jemi duke menduar për individë të caktuar, por do të mendojmë për të ardhmen e rinisë shqiptare.”
Nga ana e tyre të rinjtë sollën në vëmendje mungesën e vendeve të punës por dhe paqartësi në sistemin arsimor