Grabitja në shtëpinë e kambistit, merret masa për një prej autorëve

Është dhënë sot masa e sigurisë për shtetasin Agim Çaçi, i cili në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë grabitën mëngjesin e së martës, kambistin nga Korça.

Seanca për këtë shtetas është zhvilluar gjatë mesditës së 14 janarit ndërkohë që në përfundim të saj ka marrë masën arrest me burg.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës,ku Agim Çaçi së bashku me dy shtetas të tjerë i grabitën kambistit 40 milion lek të vjetra.

Pas një përplasje fizike midis kambistit dhe Çaçit ky i fundit përfundoi në prangat e policisë ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim.

Lexo dhe: Kambisti ndiqej nga hajdutët deri në Tiranë. Dinamika e plotë e një krimi që tmerroi Korçën