Digjet makina e një punonjësi policie në Librazhd, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2021, 11:39
Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Librazhdit.
Mësohet se makina ishte në pronësi të P.Xh. me detyrë punonjës policie.
Sipas burimeve dyshohet që zjarri ishte i qëllimshëm dhe në disa kamera të bizneseve pranë policia ka parë një person të maskuar me kapuç. Ende nuk është bërë identifikimi i autorit. Policia është duke vijuar hetimet për ngjarjen.