Falsifikonin monedha dhe shpërndanin lëndë narkotike në Lushnje, prangoset çifti i bashkëshortëve

Policia e Fierit ka prangosur një çift bashkëshortësh për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe falsifikim monedhash.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shtegëtari”, janë arrestuar Edmond Bishani 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij Rovena Bishani 44 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre të marrë me qera në Fier, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe 24 doza me lëndë narkotike cannanis sativa.

Sakaq Prokuroria ka nxjerrë urdhër arresti, pasi në tre raste të ndryshme dyshohet se kanë blerë artikuj me kartëmonedha të falsifikuara.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale "Falsifikimi i monedhave" pasi këta shtetas, në qytetin e Lushnjes dhe Divjakës, në kohë të ndryshme kanë blerë artikuj me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, ku janë dokumentuar 3 raste në muajt Korrik dhe Dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve " dhe "Falsifikimi i monedhave".