Nga tamponi tek dezinfektimi e mbyllja e shkollës, arsimi në kohë kovidiane

Ministria e Arsimit Evis Kushi, në emisionin "Ditë e Re'' në RTV Ora,foli edhe për rastet kur rezultojnë pozitivë mësues apo nxënës në shkollë si dhe masat e marra.

Në momentin qe behet evidentimi i një mësuesi apo një nxënësi me Covid, çfarë ndodh pezullimi i mësimit i rastit, testim, masiv i grupit ?


''Që para fillimit të shkollës në shtator të vitit të kaluar u hartua një udhëzues për fillimin e vitit te ri shkollor dhe u hartuan dhe parashikuan të gjitha detajet që çdo element qe lidhet me mënyrën funksionimin e mësimit me respektimin e rregullave nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP -ja çka do të thotë në këtë udhëzim janë përcaktuar që nga mënyra sesi do të hyjnë nxënësit në shkollë duke respektuar distancën edhe si do të jenë të organizuar në klasa."

Çfarë hapash duhet te ndërmerren në rast se dyshohet që një mësues të jetë është me Covid19?

''Ne rast se një mësues shfaq shenja ne kemi një sistem monitorimi me rrjetin e koordinatorëve qe funksionon më së miri ne shkolla që nxënësve dhe mësuesve ju matet temperatura dhe ne rastin qe konstatohet apo dyshohet menjëherë mësuesi bën tamponin dhe për fat kemi dhe tamponët e shpejta sepse kjo ishte në fakt pengese ne ato fillimet që mësuesi duhet te priste 2 a 3 ditë, dhe ne për të reaguar që ti zëvendësojmë me një mësues tjetër merrte pak kohe por është zgjidhur me tamponët e shpejta.

Mësuesi do te karantinohet dhe do ti nënshtrohet tamponit dhe trajtimit mjekësor nga ana tjetër nëse ka pasur mësues të tjerë që kanë pasur kontakte të afërta nxënësit do të bëjnë tampon dhe do të karantinohen nëse janë të infektuar por nuk mbyllet e gjithë klasa apo shkolla nëse numri i mësuesve apo nxënëseve që kanë Covid19, është më i lartë shkolla mund të dezinfektohet e tëra kemi pas raste qe shkolla është mbyllur, 2 apo 3 dite për dinzifektim''

Ndërkohë mësimi vijon të jetë i alternuar mes mësimit online dhe mësimit ne klasa për nxënësit nga klasa VI - VIII dhe nga klasat XI - XII.