Zbardhet ngjarja te ish-Parku i Autobusëve, policia arreston biznesmenët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça, prangosen 3 të tjerë

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar plagosjen e biznesmenit Sino Llanaj mesditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Mësohet se në pranga kanë rënë 5 persona , ndërkohë që një tjetër po procedohet në gjendje të lirë.

“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Albert Allmuça, 53 vjeç, për veprën penale "Moskallëzim i krimit";

Sino Llanaj, 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Shkelzen Byberi, 41 vjeç, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”; 

Skender Margjeka, 52 vjeç, dhe Alfred Lumani, 48 vjeç, për veprën penale "Moskallëzim i krimit";

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës””, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka identifikuar edhe dy persona që kanë qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që po punohet për kapjen e tij.

Tiranë: Përleshen dy ortakët e pallatit tek ish Parku i Autobusëve, plagoset kalimtari e roja

Sipas hetimeve, Allmuça ka patur dijeni që në pallatin që po ndërton kanë shkuar një grup personash për t'u konfliktuar. Dy biznesmenët Llanaj e Allmuça bashkëinvestitor në pallatin që po ndërtohet, kanë konflikte për çështje borxhi.

Biznesmeni Allmuça mohon përfshirjen në konfliktin e armatosur, thotë se është në gjyq me ortakun e pallatit

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi municioni, një armë e ftohtë dhe 5 aparate celular.

Ndaj biznesmenëve ka pasur edhe denoncim për shitje të shitjeve të hyrjeve të pallatit në zonën e ish-Parkut të Autobuzave, që dyshohet se u janë shitur 2-3 palëve.

Një pretendim tjetër ka qenë edhe mos likuidimi i pagesave pas marrjes së truallit për ndërtimin e pallatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.