"Të abuzohet me këtë ndjenjë është jashtëzakonisht e rëndë" Vendimi i Gjyqtares për Tiren e "Covid 2"
Ora News sjell vendimin e gjyqtares Rexhina Merlika së gjykatës penale të Tiranës për Tire Sulejman Alldervishi e cila është hequr si sanitare e spitalit Covid 2 ku denoncuesja kishte shtruar mamanë e saj.
Gjyqtarja i kërkoi prokurorisë rikualifikimin e veprës penale pasi mashtrimi për të cilin akuzohet është kryer, por ka edhe edhe elementë të veprës penale ku nuk përjashtohet mundësia e "Shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit". Gjithashtu dyshohet se nuk ka qenë e vetme.
"Të abuzohet me këtë lloj ndjenje është jashtëzakonisht e rëndë. Gjykata disponon me këtë vendimmarrje duke marrë pasur parasysh çështjen që për gjykatën paraqet rrezikun e një shkalle shumë të lartë në rastin konkret, pavarësisht rezervave, çmohet që krimi është vazhdues. Pavarësisht se regjistrimi është bërë në momentin e parë nga Prokuroria bazuar në aktet, por në efekt të hetimeve paraprake, çmon dhe në efekt të pasojave, që në rastin konkret janë të rënda.
Për këto element nëse do të konfigurohen për shkak të detyrës me punonjës të tjerë, do të jenë pjesë e hetimit dhe gjykata nuk del jashtë këtij konfigurimi për efekt të të dhënave paraprake që disponon, por dyshimi është I një shkalle që mund të ketë edhe momente të tjera që, mund të konsiderohen në kuadër të bashkëpunimit apo vepra të tjera për shkak të detyrës, por në rastin konkret në konfigurimin e kësaj vepre ky person në kontakte dhe marrëdhënies me viktimën, aq më shumë që është dhënë ky shërbim dhe kjo lloj vlere. Gjykata i sugjeron akuzës që ta kualifikojë në kuadër të paragrafit të fundit, për shkak të pasojave të rënda të sjella."
Raportimi nga terreni i gazetares Ora News, Keti Banushi, lajmi u përgatit nga redaksia online.