IKMT sërish në “Astir”, banorët: Kush paguan e mban shtëpinë në këmbë, kush s’paguan i shembet
Banorë të Astirit, shtëpitë e të cilëve u shemben këtë të enjte, hodhën akuza të rënda ndaj institucioneve se nuk po prishin banesat e atyre që paguajnë nën dorë. Po ashtu ata akuzojnë kryebashkiakun, Erion Veliaj, se nuk ka paguar asnjë bonus qiraje për ata banorë që u prekën nga Unaza e Madhe.
Fadromat e IKMT shembën këtë të enjte të tjera ndërtesa në zonën e Astirit, aty ku do të ndërtohet Unaza e Madhe.
Banorët që preken nga këto shembje, lëshojnë akuza të forta ndaj institucioneve që sipas tyre nuk po shembin shtëpitë e atyre që kanë paguar nën dorë.
"Kush ka paguar ja kanë lënë pjesën e mbetur të banesës, kush nuk ka paguar ua prishin. E njëjta gjë po ndodh me mua që nuk kam paguar. Shumat janë marramendëse nga 10 mijë euro e sipër. Pse e lënë gjithçka në fazat e fundit? Për shkak të përfitimit".
"Këtu është bërë diskriminim që me legalizimet, jetojmë si në Kandahar, ky është Kandahari i Shqipërisë".
Një tjetër banor akuzon kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, se i mashtroi me bonusin e qirasë.
"Këtu me dhjetra familje janë në qiell të hapur".
"Asnjë familje nuk i është gjetur një strehë nga ato që propagandon me të madhe Erion Veliaj."
"Asnjë lek dhe nuk më ka pyetur njeri ku jeton, jemi shpërndarë si zogjtë e korbit."
Banorët thonë se ata nuk janë vënë në dijeni të këtij projekti që po i nxjerr ata në rrugë të madhe.
"Pas projektit që ishte korrupsion i gjallë, tani kanë dalë këto hijenat dhe mbledhin lekë. Duam dëmshpërblim, të vendoset drejtësia në vend. Na kanë dhunuar, na kanë masakruar, na morën pronën dhe na nxorën në rrugë të madhe."
IKMT ka reaguar përmes një deklarate, duke u shprehur se këto akuza janë krejtësisht të pabaza dhe po përpiqen veçse të përdhosin punën e këtij institucioni.
Gazetarja e Ora News, Sonila Musai, e ndoqi aksionin. Lexoni denoncime të tjera nga banorët
"Në unazë ne nuk e dimë se çfarë po ndodh, po duket që është një korrupsion. Përderisa ka qenë një projekt i paligjshëm që në fillim, normalisht që nuk mund të presim ligjshmëri në fund dhe po ndiqet në dy standarde.
Në copëzat që ne na kanë mbetur nga objekti që na kanë thënë dhe i kanë lënë dhe vetë nga punonjësit e IKMT-së, të cilët kanë qenë më mijëra herë këtu duke i prerë dhe duke i rregulluar ato pjesë që ne na kanë ngelur, nuk ka ardhur asnjeri të thotë që ti zonjë ose zotëri mos bëj asnjë lloj investimi, mos bëj asnjë lloj punimi në këtë objekt sepse ky objekt do prishet komplet. Dje vjen IKMT-ja dhe thotë se ky objekt do prishet komplet.
Nuk ka ardhur asnjeri të thotë që ti zonjë ose zotëri mos bëj asnjë lloj investimi, mos bëj asnjë lloj punimi në këtë objekt sepse ky objekt do prishet komplet. Dje vjen IKMT-ja dhe thotë se ky objekt do prishet komplet. Kush është arsyeja përderisa unë i kam hapur tërësisht hapësirë atij projekti?"
Gazetarja: Ku është arsyeja ? Ku është shkaku?"
Banori: "Sepse kjo ndiqet në dy standarde: kush paguan, sipas zërave po e mban objektin në këmbë, kush nuk paguan do prishet. Unë s'kam paguar, ai do ma prishi sot. Kjo është qeveria që të hetojë të gjithë punonjësit e IKMT-së, me gjithë drejtorat në krye."
Banori:"Nuk është puna se e kemi cilësuar ne, këto janë të faktuara. Atë firmën fallso që shkonin 20 mln euro te ajo firma, nuk e nxorën banorët e unazës së re, nuk e nxori opozita . Atë e faktoi edhe Zëri i Amerikës që është një nga zërat më të fortë, më faktik dhe më zyrtar në SHBA. Dhe sot ndiqen penalisht banorët e unazës së re dhe atje me këtë korrupsion në unazë të re dhanë dorëheqjen në mënyrë të fshehtë se nuk e bënë publike: Damian Gjiknuri, kriminel, Arben Ahmetaj, Afrim Cenga. Të gjithë këta janë vorbulla, njerëz të besuar të Edi Ramës që donin të bënin korrupsion dhe korrupsioni vazhdon në unazë të re.
Unë nuk mund ta kuptoj se si në një shtet që i thonë shtet , nuk mund t'i gjendet banorëve një zgjidhje në këtë hall. Këtu ka me qindra zgjidhje ore, jo me dhjetëra. Por, ai nuk i jep zgjidhje, ai do të na shtypë, të na dhunojë sepse ne i nxorëm korrupsionin prandaj ata nuk ndalen.
Tani IKMT-ja ka dal si hajdute duke i kërkuar lek banorëve, dikujt për t'ia lënë ,dikujt jo. Kjo është shumë kriminale , këtu nuk kemi të bëjmë me shtet. Ne patëm shpresë se do bëhej drejtësi nga këta ambasadorët "Made in China " dhe ne besuam, po ku e ke drejtësinë ?
Ne po dënohemi edhe për këtë që po bëjmë sot, për fjalën e lirë. Por fjalën e lirë do të ma heqi vetëm Zoti, kur të vdes, prandaj i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve mos prisni. Edhe ju në Fier që ju ka piketuar për tia u grabitur tokën, ju në Sharrë, si te teatri, si te bregu i lumit vemja e Bashkisë Erion Veliaj është një super kriminel, hajdut, gjakpirës i zi në shpirt. Njeri më i zi në shpirt, vetëm ai mund t'ia kalojë Edi Ramës. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që besojnë se ky vend do bëhet, më 25 prill të godite banda me votë dhe ata që do vijnë në qoftë se nuk i çojnë në burg për krimet e faktuara që kjo bandë ka bërë edhe ata nuk do ta kenë të gjatë."
Banori tjeter: "Problemi këtu është më dy standarte. Jo me të gjithë qytetarët punohet me ligje . Këtu ka dhe dy probleme të tjera shumë të rënda që na shqetësojnë jo vetëm ne , por të gjithë qytetarët shqiptarë. Premtimet e Erion Veliaj që banorët të cilëve do i prishet shtëpia, do trajtohen me bonus qeraje, asnjë nga banorët e unazës së re, qoftë edhe një nuk e ka përfituar këtë bonus.
Dhe kjo është një nga mashtrimet ordinere që ai bën në media çdo ditë. Qytetarët e Tiranës mund të mendojnë që ne kemi përfituar, ndërkohë që ne s'kemi marrë qoftë edhe një lek të vjetër për bonus qeraje. Tani jemi në mesin e dimrit dhe shumë familje po dalin në rrugë të madhe. Ku janë bonuset e qevare, ku është trajtimi nga Bashkia e Tiranës, sepse jemi qytetarë të Tiranës.
Edhe një problem tjetër që dua të ngre që është shumë i rëndësishëm, të gjitha familjet që po ju prishet shtëpia janë gjobitur me të padrejtë me 5 milion lekë të vjetra , ndërkohë sot ajo vlerë ka shkuar 9 milionë lekë të vjetra sepse 4 milion i kërkon përmbarimi për ekzekutimin e urdhrave, gjobave .
Janë dy probleme shumë shqetësuese për banorët e unazës së re dhe për qytetarë të tjerë të Tiranës se çfarë di të bëjë rilindja, se si mund të argumentohet ajo gjobë 5 milion lekë kur gjithë Shqipëria ka ndërtuar pa leje. Disa i janë drejtuar gjykatës dhe kanë fituar , por shumica duke qenë se Gjykata kontrollohet nga rilindja nuki kanë arritur të heqin as një gjobë.
Reagon IMKT
Pas akuzave të banorëve të "Astirit" se i është kërkuar rryfshet për të mbajtur në këmbë banesat e tyre, ka reaguar IKMT-ja përmes një deklarate , në të cilën shprehet se këto akuza janë krejtësisht të pabaza në adresë të IKMT.
"Pikë së pari, IKMT fton çdo qytetar, me emër apo anonim, të denoncojë në organet përkatëse, në media apo dhe në IKMT, personat që u kanë kërkuar rryshfet dhe secili të mbajë përgjegjësitë e tij sipas ligjit," shkruhet në deklaratën e tyre.
IKMT-ja vëren me keqardhje se puna e tyre, ndonjëherë edhe mbi mundësitë e jashtë orareve , vetëm për të hapur sa më shpejtë kantieret e projekteve të reja të qeverisë për vendin dhe qytetarët, përpiqen ta përdhosin me akuza të neveritshme, për të mos thënë të porositura."