"Sikur më premtove që do e rregulloje dorën... Mund të gjesh dhe tjetër më të lirë..." Mesazhet e Tires për vajzën e pacientes në "Covid 2"
Ora News disponon dosjen e prokurorisë për sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”, "Covid 2" Tire Alldervishi për të cilën gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg dhe kërkoi nga prokurori i çështjes vazhdimin e hetimeve dhe rikualifikimin për veprën penale pasi mashtrimi për të cilin akuzohet është kryer, por ka edhe edhe elementë të veprës penale ku nuk përjashtohet mundësia e "Shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit".
Në dosjen që është vënë në dispozicion të gjykatës janë zbardhuyr dhe komunikimet në Whats App mes vajzës së pacientes e cila ishte e shtruar në spitalin covid 2 dhe Tires.
Nga komunikimi duket që sanitarja shfrytëzon situatën e vështirë të vajzës për të kërkuar më shumë para.
Pjesë nga komunikimi
Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzues është shtruar në spitalin universitar "Shefqet Ndroqi" pasi ka rezultuar pozitive me Covid-19. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin "Shefqet Ndroqi".
Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë prej 2000 lekësh që t'i jepte telefonin mamit duke i thënë që po e bënte për atë dhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Gruaja ka qëndruar 28 ditë në spital.
....
Denoncuesja: "Tire si je a ke shkuar gjë tek mami sot?"
Tire Alldervishi: "Po parametrat 95 i çova qumësht, donte përshesh"
Denoncuesja: "Marshalla"
Tire Alldervishi: "E ka ngrënë tani do prapë. Na hahet mish me lëng, merr ke lokali ku pijnë kafe në darkë. Në orën 07:00 e duam gati pas insulinës. Dhe rrobat ia kemi dhënë dajë Sabriut"
Denoncuesja: "Me patjetër rrobat janë në rrugë. Ca ti dojë zemra princesësh time, veç hap goja."
Tire Alldervishi: "Që ta ndërroj bashkë me sanitaren pa ikur unë."
Denoncuesja: "40 janë për ty, 20 për infermieren e 10 për pastruesen, të lutem merr numrin e infermieres."
Tire Alldervishi: "Si urdhëron e dashur, infermier është Fatjoni. E ke numrin"
Denoncuesja: "Faleminderit"
Tire Alldervishi: "Atë 70 mijë lekëshin përse madhe për ditën apo natën."
Denoncuesja: "Për ty, që parë të dhashë 50 për Fatjonin e pastruesen"
Tire Alldervishi: "Po"
Denoncuesja: "70 për ty sonte"
Tire Alldervishi: "Për mua janë pak për sonte"
Denoncuesja: "Më thuaj sa do se jua jap në mëngjes mos e vrit mendjen vetëm mi rri mamit afër."
Tire Alldervishi: "Po sikur më premtove që do e rregulloje dorën."
Denoncuesja: "Mos e vrit mendjen, vetëm mi rri afër se me i ndodh gjë se shoh më me sy, po përvëlohet zemra. Pa merak fare nesër në mëngjes t’i sjell unë."
Tire Alldervishi: "Okej nuk mërzitem. Mund të gjesh dhe njeri tjetër më të mirë dhe më të lirë, nuk më ngelet qejfi."
Denoncuesja: "O Tire s’është momenti të mi thuash këto gjëra se po më plas zemra, kam frikë po më vdes mami pa e parë. Unë kam besim te ti."
Më 30 nëntor vajza i lutet sanitares që t'i dërgojë një foto të së ëmës
Denoncuesja: "Aman ma ço një foto . Mbretëresha ime."
Tire Alldervishi:" Shpresa në Zot."
Denoncuesja:"O zemra ime. Aman o Zot, ju lumshin ato duar o Tire. Do bëj ani çdo gjë vetëm ta kem mirë.
Gjatë komunikimeve Tirja i ka dërguar vajzës së pacientes video dhe foto të mamasë së saj nga brenda ambienteve të spitalit.
"Puthe çik me dorë t'ia coj…bravo. Bravo" shprehet sanitarja në video.
Gjatë një komunikimi me një doktoreshë të spitalit konfirmohet se Tirja nuk ka qenë infermiere, por sanitare. Madje as nuk shërbente në pavijonin ku ka qenë shtruar e sëmura.
Doktoresha:"Alo."
Denoncuesja :"Alo, përshëndetje doktoreshë. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin."
Doktoresha :"Po."
Denoncuesja :"Jam vajza e Liljanës, nëse më mban mend."
Doktoresha:"Po,po,po, patjetër. Si je ti?"
Denoncuesja :"Dua vetëm një informacion, se po vuaj nga brenda. Tirja ka qenë infermiere apo sanitare në spitalin tuaj?"
Doktoresha :"Jo, Tirja nuk është fare në pavijonin tonë, nuk ka lidhje fare me pavijonin tonë."
Denoncuesja :"Po ku punon, në katin e tretë, pavijonin e tretë, sanitare apo infermiere?"
Doktoresha :"Sanitare."
Është shumë e habitshme sesi sanitarja ka shkuar në dhomën e pacientes. Kjo e fundit ka qenë e shtruar në pavijonin 2, ndërkohë Tirja punonte si sanitarë në pavijonin 3 të spitalit Covid 2.
Denoncuesja:"Tire mami tha të shkoje pak se jam djersit thotë."
Tire Alldervishi:"Mirë , me doktoreshën fola, erdhi e pa."
Denoncuesja:"Aman bëni më të mirën. Më thuaj të vërtetën, është më keq sot apo njësoj ?"
Tire Alldervishi:"Të gjithë mjekët aty janë."
Denoncuesja:"Pse është keq ?"
Tire Alldervishi:"Tani është rënduar."
Denoncuesja:"Ça po më thua, është keq fare? Po vij në spital, a del dot ?"
Tire Alldervishi:"Po."
Denoncuesja:"O Tire, bëfsh hajër."
Tire Alldervishi:"Mos u ni do Zoti."
Denoncuesja:"Aman o Tire për hatrin tim mos ju largo. E di që ja bën hyzmetin po më kupto se po më plas shpirti."
Tire Alldervishi:"Nuk e beson çfarë barrë kam."
Denoncuesja:"Bëfsh hajër o Zot."
Tire Alldervishi:"Doktoreshës thotë mami t'i japim noj lekë. Është bashkë më shefen."
Denoncuesja:"Si thua ti, më thuaj të drejtën?"
Tire Alldervishi:"Jam këtu tek mami."
Denoncuesja:"Ok, po ke ti jepi e t'i jap unë. Patjetër që do t'i japësh."
Tire Alldervishi:"Si shpesh po vijnë."
Denoncuesja:"Që tani jepja t'i bëhet qejfi dhe mamit. Mos e ruaj dorën, jep."
Tire Alldervishi:"Sa thua ti?"
Denoncuesja:"Jepi sa të duash, mos pyet."
Tire Alldervishi:"Shefes dhe doktoreshës ?"
Denoncuesja:"Sa të duash Tire. Mos pyet, mos e kufizo dorën fare."
Gjatë këtij komunikimi Tirja i vë në dispozicion vajzës numrin e infermiereve dhe doktoreshës që kishte turnin në dhomën ku ishte shtruar mamaja e saj.
Denoncuesja:"O e bukura dheut, o princesha ime, o aroma më e ëmbël e kësaj bote. Kjo është krenaria ime."
Materiali u sigurua nga gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi e përpunoi redaksia online www.oranews.tv