"Dyshohet se Tirja nuk ka vepruar e vetme..." Gjykata kërkon ndryshimin e veprës penale, Sanitarja e "Covid 2" mbetet në burg

Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit me burg për sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”  Tire Alldervishi.

Gjithashtu Gjykata kërkoi në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë nga prokuroria të bëjë rikualifikimin e veprës penale pasi pasoja është e rëndë,

"Gjyqtarja kërkoi nga prokurori i çështjes vazhdimin e hetimeve dhe rikualifikimin për veprën penale pasi mashtrimi për të cilin akuzohet është kryer, por ka edhe edhe elementë të veprës penale ku nuk përjashtohet mundësia e "Shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit", informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

https://www.youtube.com/watch?v=1St2Xwy1Tks&feature=emb_title

Lexo edhe: “Sikur më premtove që do e rregulloje dorën… Mund të gjesh dhe tjetër më të lirë…” Mesazhet e Tires për vajzën e pacientes në “Covid 2”


Vendimi u dha nga gjyqtarja e Gjykatës Penale të Tiranës, Rexhina Merlika

"Për këto element nëse do të konfigurohen për shkak të detyrës me punonjës të tjerë, do të jenë pjesë e hetimit dhe gjykata nuk del jashtë këtij konfigurimi për efekt të të dhënave paraprake që disponon, por dyshimi është I një shkalle që mund të ketë edhe momente të tjera që, mund të konsiderohen në kuadër të bashkëpunimit apo vepra të tjera për shkak të detyrës, por në rastin konkret në konfigurimin e kësaj vepre ky person në kontakte dhe marrëdhënies me viktimën, aq më shumë që është dhënë ky shërbim dhe kjo lloj vlere. Gjykata i sugjeron akuzës që ta kualifikojë në kuadër të paragrafit të fundit, për shkak të pasojave të rënda të sjella.

Gruaja ka refuzuar të flasë, duke thënë se do të prononcohet në një moment të dytë.

Tirja mund te mos kete vepruar e vetme
Priten hetime nëse sanitarja ka qenë e vetme në këtë ngjarje, apo ka qenë një skemë e mirfilltë mashtrimi. Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

Janë mbledhur provat dhe pritet që Prokuroria të thellojë hetimet. Nëse do të vërtetohet që ka qenë një skemë e mirëfilltë mashtrimi, çështja do t’i kalojë SPAK.

Gjyqi
Seanca u vonua për disa minuta, si pasojë e mungesës së avokatit mbrojtës. Më pas gjykata caktoi një avokat kryesisht.

Gjykata kërkoi një avokat që kishte qenë i pranishëm në momentin kur Alldervishi ka dhënë dëshminë.

Prokuroria kërkoi masën “Arrest me burg”, teksa prokurori i çështjes është Bledar Valikaj.

https://youtu.be/GMZ0wy-6ZtQ

“S’jam mirë psikologjikisht” fjalia e vetme që sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” tha në polici

Skandali te “Shefqet Ndroqi”/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për sanitaren

Vajza e një zonje 55 vjeçare, e cila humbi betejën me covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, denoncoi faktin, se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i kishte marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj. Komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit “Shefqet Ndroqi” i publikon emisioni ‘Stop” dhe aty duket qartë abuzimi me detyrën dhe ryshfeti nga ana e zonjës Tire Alldervishi.

Mashtroi vajzën e një pacienteje, nis seanca gjyqësore për Tire Alldervishin

“Të abuzohet me këtë ndjenjë është jashtëzakonisht e rëndë” Vendimi i Gjyqtares për Tiren e “Covid 2”