Shtyhet seanca për anëtarin e KPA, Luan Daci

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për anëtarin e KPA, Luan Daci është shtyrë.

Shkak për këtë është bërë mosformimi i trupit gjykues, ndërkohë që seanca e radhës pritet të mbahet më 25 janar.

Prokuroria kishte kërkuar 1 vit heqje lirie për Dacin, por gjykata konvertoi dënimin në 12 muaj provë nën akuzën për falsifikim dokumentesh.

Anëtari i KPA fajtor për falsifikim të dokumeneve, dënimi konvertohet në 12 muaj provë

Sipas SPAK gjatë aplikimit për tu bërë pjesë e KPA, Daci kishte fshehur faktin se ndaj tij KLD kishte vendosur masë disiplinore në vitin 1997 çka mund të përbënte shkak për të mos u emëruar në organet e vetingut.