Kushi: Më dhemb që studentët nuk mund të shkojnë në auditore

Universitetet do të vijojnë mësimin online ndërsa nuk dihet edhe për sa kohë. E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se do të jenë ekspertet që do te vendosin nëse studentet do të rikthehen në auditorë

Ka pasur  ankesa nga prindërit dhe pedagogët,mësuesit  për mësimin online ?

Evis Kushi: Siç e thate dhe ju kjo është një sfidë globale tashmë në gjithë botën ajo qe me dhemb mua është pjesa  e arsimit të lartë që është totalisht online unë kam një eksperiencë  gati 24 vite si pedagoge ne universitet dhe më dhemb shumë fakti që nuk mund të shkojnë ne auditor

Pse nuk mund të shkojnë në auditor ?

Evis Kushi: Sepse është vendim i Komitetit  të Ekspertëve, dhe ne e dimë shume mirë që është Komiteti i Eksperteve, që udhëzon qeverinë për hapat qe duhet të marrë për masat që duhet të marrë edhe për mënyrën sesi zhvillohen aktivitete të ndryshme

Në rastin konkret për arsimin e larte është vendosur ashtu si në gjithë botën që mësimi të bëhet online se dhe rreziku për  përhapjen në universitet është edhe më i madh

Nëpër universitete pjesa me e madhe kanë edhe konvikte ku studentet vijnë nga qytete të ndryshme të vendit dhe sidomos konviktet janë konsideruar në gjithë boten si vatra të përhapjes se infeksionit dhe aty egsiston rreziku  që pandemia të  përhapet nga qytete me më shumë infeksione në  qytete qe mund të jenë më pak,është një vendim në gjithë botën. Janë ekspertet që do te flasin nëse studentet do të rikthehen në auditorë.

Edhe mësimi online për shkollat e sistemit parauniversitar mbetet një sfidë

Evis Kushi: Mësimi online është sfida më e madhe ju e dini shumë mirë që për fat të keq  kemi akoma familje me vështirësi ekonomike apo që jetojnë në zona të largëta ku dhe akses në internet  është më i ulët ose mundësitë që kanë familjet për një laptop apo për një tabletë digjital janë më të ulëta. Kjo është një sfide e vështire por nga ana tjetër me vjen mirë qe kemi kanalin e dedikuar ''Rtsh'' shkolla qe gjatë gjithë ditën transmeton mësimet për të gjitha lëndët njësoj siç bëhen ne shkolle"