Gjykata e Udines e dënoi me 5 vite e gjysmë burg, 33 vjeçari arrestohet në Pogradec
Një 33 vjeçar është arrestuar në Pogradec me qëllim ekstradimin në drejtim të Italisë.
Majerdi Meko, 33 vjeç, banues në Petrushë të Pogradecit akuzohet nga Gjykata e Udines në Itali për veprën “Emigracion i paligjshëm”. Ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti, pas dënimit me 5 vite e 6 muaj burg.
“U bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Majerdi Meko, 33 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec.
Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar atë me 5 vjet dhe 6 muaj burg, për veprën penale "Emigracion i paligjshëm", parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.