Një aeroport të katërt.... ja çfarë premton Rama për mandatin e tretë të PS
Në konferencën e fundvitit me gazetarët Kryeministri Rama premtoi se në mandatin e tretë do të jenë funksionalë 3 aeroporte, do të jetë në proces i katërti dhe do të bëhet transformimi i portit të Durrësit dhe Vlorës.
Rama: Në mandatin e tretë Shqipëria do të bëhet me 3 aeroporte funksionale. Do të jetë në proces dhe i katërti i Sarandës që do fillojmë pas Vlorës. Pasi të mbarojmë garën dhe te kemi marrëveshje për Vlorën. Transformimi i portit të Durrësit do të jetë një transformim që do të impaktojë jo vetëm ekonominë e Durrësit por ekonominë shqiptare se bëhet për një investim që i kalon 2 miliardë minimumi. Porti i ri i mallrave në Durrës nga ana tjetër bashkë me zonën industriale përkatëse. Transformimi i portit të Vlorës. Me aeroportet dhe portet e reja do të kemi një Shqipëri komplet tjetër në aspektin ekonomik dhe turistik dhe në aspektin e punësimit sigurisht.
Rama tha se nëse mandatin e parë u hodhën themelet dhe në mandatin e dytë janë ngritur pilotat tani duhet bërë lidhja e të dyjave në mandatin e tretë