Vaksinimi anticovid nis në janar, Rama: Shpejt finalizojmë marrëveshjen me Pfizerin

Nga mesi i janarit pritet që në Shqipëri të nisë procesi i vaksinimit kundër koronavirusit. Në konferencën e fundvitit, Rama tregoi detaje nga ky proces dhe renditi shtresat që do e marrin të parat vaksinën.

Edi Rama: "Jemi në përpjeke intensive për vaksinën. Ne jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin pa pritur që të kalojmë ose të kalojë ky ngërç që ka kapur të gjitha shtetet. Do e fillojmë vaksinimin brenda janarit dhe unë kam tendencë të besoj që në mes te janarit ne do të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin duke bërë të njëjtën gjë që bëjnë të gjithë.

"Do e nisim me infermierët mjekët dhe pastaj duke u shtrirë në shtresat e tjera vulnerabël mësuesit, policët, dhe sigurisht ata që janë më të moshuarit." tha Rama

Ku do të merren vaksinat?

 Ai tha se shteti shqiptar shumë shpejt do të finalizojmë dhe marrëveshjen me Pfizerin ndërsa janë në fazë diskutime dhe me kompanitë e vaksinave të tjera Astra Zeneca dhe me Moderna.

Edi Rama: "Jemi në diskutime edhe me Astra Zenica dhe me Moderna dhe besoj që shumë shpejt do të finalizojmë dhe marrëveshjen me Pfizerin sigurisht me kapacitet që janë në shtete te ndryshme."

Nuk kemi pretendime, do t'i marrim ku të mudemi vaksinat. Për momentin jemi fokusuar këtu."

Rama tha se situata e përgjithshme e shteteve të BE është  në një ngërç përsa i përket ofertë kërkesës për vaksinën. Për të treguar vështirësinë që po kalojnë të gjitha shtetet Rama bëri krahasimin me Italinë duke thënë se ka marrë vetëm 9 mijë 700 doza të vaksinës.

Rusia ofroi vaksinën Sputnik V për Shqipërinë, Rama: Mendova se ishte meme

https://youtu.be/__4Xrzv5_C0