Kërkohet ndihmë financiare per kthimin e trupit në Shqipëri të notarit 24-vjeçar

Sportisti shqiptar, Klavio Meça u nda nga jeta ditën e dielë, duke lënë shumë dhimbje për familjarët e tij.

Ai ishte vetëm 24-vjeç dhe shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë ataku kardiak.

Familjarët e të riut kërkojnë ndihmë financiare për të sjellë trupin e tij në Shqipëri.

Në rrjet është hapur një llogari në të cilën të gjithë mund të kontribojnë.

Fushata e donacionit është organizuar nga Z. Craig Lennon, Dekan i Trupës Studentore të Universitetit të Bridgeport, në Connecticut, në të cilin Klavio studionte.