Rusia ofroi vaksinën Sputnik V për Shqipërinë, Rama: 'Provokim i papërshtatshëm'
"E quan provokim të papërshtatshëm" postimin e djeshëm në twitter të ambasadës ruse ku informonte se ishte gati të sillte vaksinën “Sputnik V” në Shqipëri. Në konferencën e fundvitit ku bëri një bilanc të punës së qeverisë, Rama tha se për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla qesharake.
Rama: Ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitteri i drejtorit të komunikimi një retweet të shefes së Komisionit Europian. Mendova se ishte një meme. Sepse për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus sepse ky është një provokim qesharak. Dhe nuk është mirë që një shtet si Rusia të bëhet qesharake nëpërmjet këtyre postimeve. Që ambasada e një shteti serioz të sillet sikur është një seksion i portokallisë apo konkurrent i portokallisë. Shpreh keqardhjen për këtë. Postimi i ambasadës ruse nga ana ime konsiderohet i papërshtatshëm. Ndjesë e ambasadës ruse, qoftë dhe për keqkuptimin, do të ishte i mirëpritur”
Lexo dhe: Vaksinimi anticovid nis në janar, Rama: Shpejt finalizojmë marrëveshjen me Pfizerin
Nuk kemi dyshime por...
Rama më tej sqaroi se si qeveri ishin fokusuar tek vaksinat e Phizer, Astra Zeneca dhe Moderna
"Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Phizer, Astra Zeneca dhe Moderna. Shtetet me te cilat ne komunikojmë në BE janë drejtuar në këto kompani.Nuk kemi asnjë arsye të shprehim rezerva apo të paragjykojmë vaksinën ruse apo kineze, por për momentin ne jemi të fokusuar në këto drejtime. Nëse do të lind nevoja dhe do ta shohim të arsyeshme, patjetër që do të shohim dhe alternativa të tjera "theksoi Rama
Ja si iu përgjigj ambasada ruse këshilltarit të Kryeministrit