Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 51 vjeçari në Kurbin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2020, 09:52
Një 51 vjeçar në Kurbin është vënë në pranga nga policia nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Shtetasi me inicialet O.R i cili ishte futur në një lokal është lokalizuar nga policia në kudër të operacionit të koduar “Gjorëm,
'Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit O.R, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 7 fishekë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.R., 51 vjeç, banues në Kurbin, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”