“Nuk është fjalë goje...” Rama flet për Kushtetuesen: Duhet shumë durim

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka folur edhe për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si një proces të vështirë.

Për Ramën ky proces nuk është njëjtë më hapjen e një portali apo faqe në rrjetet sociale, por është një proces që do shumë durim.

Të bësh një drejtësi të re, do të thotë të ngresh nga e para një prej 3 shtyllave kryesore që mbajnë shtetin. Nuk është një fjalë goje. Nuk është njësoj si të hapësh një portal apo një faqe në Facebook. Janë procese të lidhura me njëra-tjetrën dhe duhet shumë durim”, ka thënë Rama.