“Drejtësia nuk ka arritur në pikën e reagimit ndaj llumit dhe zullumit” thotë Rama e bën bilancet

Konferencën e fundvitit Kryeministri Edi Rama e nisi me reformën në drejtësi.

Edi Rama: Qytetarët kanë një pritshmëri të lartë dhe pasi i kanë dhënë një mbështetje të madhe reformës në drejtësi, kanë edhe një padurim të mirëkuptueshëm për faktin se ende sot vazhdojnë problemet në sistemin e drejtësisë dhe ende sot drejtësia nuk ka arritur deri në atë pikë të reagimit të saj ndaj llumit dhe zullumit që të lehtësojë frymëmarrjen e qytetarëve.

Më pas bëri bilancin e atyre që kanë kaluar në filtrin e vettingut.

Edi Rama: Deri më sot në total janë rivlerësuar në filtrin e vettingut 322 individë, prej të cilëve më shumë janë shkarkuar, se sa janë konfirmuar. Plot 128 individë të shkarkuar drejtpërdrejt dhe 74 të tjerë të vetëlarguar nga ky proces me siguri me vetëdijen e pamundësisë për ta kaluar filtrin.

Lexo dhe: Vrasjet në Shqipëri, Rama: Po stabilizohemi pranë mesatares së BE-së”


Rama përsëriti se reforma nuk do ngelet këtu por do vijojë.

Edi Rama: "Kjo është vetëm një anë e medaljes. Ana tjetër ka të bëjë me faktin se çfarë ndodh me të larguarit. Paralelisht me pastrimin, ka vijuar dhe po konsolidohet procesi i ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë, ata që nuk kanë mundur të justifikojnë pasuritë marramendësi apo pasuri shumë më tepër mbi mundësitë legale të tyre, do të përgjigjen përpara drejtësisë. Nga kjo do të konfirmohet edhe kthesa historike në sistemin e drejtësisë. Fjala kyç në këtë proces është durimi, sepse bëhet fjalë për të ndërtuar nga themelet një prej 3 pushteteve që përcaktojnë 3 shtyllat e sistemit demokratik, pushtetin gjyqësor."

Ndërkohë që 118 janë konfirmuar. Kemi 202 individë të larguar dhe 118 të konfirmuar. Është një shifër domethënëse, kuptimplotë për të pasur një pamje të thellësisë së pastrimit të sistemit."

https://youtu.be/__4Xrzv5_C0