Zgjerimi me 12 milje i Greqisë, Rama: Po i fryjnë zjarrit nga Lalzi e Prishtina, Shqipëria ka bërë të njëjtën gjë në 1990

Ndërsa Tirana zyrtare po përgatitet për të shkuar në Hagë për çështjen e kufirit detar me Greqinë, Athina Zyrtare me dekret ka zgjeruar ujërat territoriale nga 6 me 12 milje në detin Jon. Ky vendim i shtetit fqinj, i cili ka ndezur debatin politik dhe institucional mes Presidentit dhe Qeverisë, për kryeministrin Rama po përdoret politikisht për pushtet.

“Ata që i fryjnë këtij zjarri janë të qëllimshëm, qoftë nga Lalzi, qoftë nga Presidenca, qoftë nga Prishtina për të shfrytëzuar rastin që të krijohet një sebep për sherr për arsye lufta për pushtet. Ose unë jam agjent grek që të luftoj me Turqinë, ose jam ai që jam në fakt, kryeministri i Republikës së Shqipërisë që nuk negocioj në asnjë rast, për asnjë rrethanë të drejtat e shqiptarëve.”

Rama nuk është i zhgënjyer vetëm nga Meta dhe Basha, por edhe nga Kremlini. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri e cilësoi një provokim qesharak propozimin e ambasadës ruse për vaksinën Sputnik 5.

Lexo këtu: Rusia ofroi vaksinën Sputnik V për Shqipërinë, Rama: ‘Provokim i papërshtatshëm’

Kryeministri shqiptar refuzoi vaksinën ruse dhe kineze, ndërsa nënvizoi faktin se do të vijojë të kërkojë doza nga kompanitë Pfizzer dhe AstraZeneca.

Lexo : Vaksinimi anticovid nis në janar, Rama: Shpejt finalizojmë marrëveshjen me Pfizerin

Edi Rama është i bindur se në dhjetorin e 2021 do të jetë sërish në konferencën e fundvitit të gazetarëve, pasi sipas tij qytetarët me 25 prill nuk kanë alternativë tjetër.

“Alternativa është Zoti na ruajt. Ilir Meta, Sali Berisha, Monika, Lulzim Basha, Nard Ndoka, Fatmir Mediu. Konferencën e fundvitit të ardhshëm do ta kemi përsëri bashkë këtu, por natyrisht mes meje, jush dhe kësaj që thashë është edhe dikush tjetër (Zoti).”

Sic çdo njeri në prag të festave, edhe kryeministri ka një reflektim për familjen e tij, jo atë politike.

Falje i kërkoj familjes time për sa shumë jam i detyruar tu mungoj me patjetër, nëse Linda dhe dy të mëdhenjtë e përballojnë dhe kuptojnë më mirë. Kur vjen puna te i vogli falja është edhe më e madhe”, ka thënë kryeministri.

Lexo këtu: Rama preket kur përmend familjen