“Kujt do t’i kërkoni falje në këtë fundvit” Rama preket kur përmend familjen

Në një moment reflektimi teksa fliste për familjen gjatë konferencës së fundvitit, kryeministri Rama u shfaq i prekur dhe uli menjëherë tonet e zërit.

Kreu i qeverisë tha se u kërkon falje sepse është i detyruar t’u mungojë, ndërkohë që për të falja më e madhe i takon djalit të vogël Zahos.

Falje i kërkoj familjes time për sa shumë jam i detyruar tu mungoj me patjetër, nëse Linda dhe dy të mëdhenjtë e përballojnë dhe kuptojnë më mirë. Kur vjen puna te i vogli falja është edhe më e madhe”, ka thënë kryeministri.

https://youtu.be/__4Xrzv5_C0