Ecuria e ligjit antishpifje, Rama: Po s'pati dakordësi kurrë mos u bëftë

I pyetur në konferencën e fundvitit me gazetarët për ecurinë e ligjit antishpifje Rama tha se është në proces komunikimi. Rama tha se do të bëhet nëse do të ketë dakordësi. Po s'pati dakordësi kurrë mos u bëftë shtoi ai.

Rama: Ligji antishpifje u katandis në një alibi, jo për brenda vendit por për disa jashtë vendit  dhe jemi në proces komunizmi me të gjitha palët e përfshira. Se kush nuk i përfshi në këtë dhe është një marrëzi më vete. Jemi në proces komunikimi nuk kemi asnjë ngut. Do bëhet kur të ketë dakordësi me të gjithë. Po s'pati dakordësi kurrë mos u bëftë.  Unë nuk e kam kërkuar për vete, se për vete mbaj sasinë më të madhe të shpifjeve për njësi kohe në kurriz. Dhe deri tani lavdi zotit më është bërë vetëm shëndet.

Lexo dhe:
Zgjerimi me 12 milje i Greqisë, Rama: Po i fryjnë zjarrit nga Lalzi e Prishtina, Shqipëria ka bërë të njëjtën gjë në 1990

https://youtu.be/__4Xrzv5_C0