Luftoi me vdekjen, deputeti Përmeti i bën dedikimin prekës bashkëshortes pas shërimit nga Covid-19: Fituam të dy
Deputeti i Parlamentit shqiptar Andi Përmeti ka bërë një dedikim mjaft të ndjerë për bashkëshorten e tij pas luftës 61 ditore me Covid-19.
Përmeti ka uruar bashkëshorten e tij me rastin e ditëlindjes, duke i shkruar se betejën e fituan të dy, ndërkohë që i kujton ditët e vështira kur ajo frikësohej për ndonjë lajm të kobshëm.
“Tashme mund te festojme!
Gezuar ditelindjen Fjona! U befsh 100 vjec!Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19. Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy. Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha ndersa maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment. Ti i’a dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese, qe asgje e keqe s’do te me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane!
Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku i’a dolem.
Tashme mund te festojme! Gezuar”, ka shkruar Përmeti.
Andi Përmeti ka shumë kohë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa u dërgua në Turqi për shërbim më të specializuar.