Vrasjet në Shqipëri, Rama: Po stabilizohemi pranë mesatares së BE-së”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2020, 10:20
Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencë për median. Sa i takon situatës kriminale në vend Rama bëri këtë koment:
Nga një vend ku prakikisht kishte mesatarisht një vrasje në çdo dy ditë apo çdo tre ditë jemi një vend që përsa i përket numrit të vrasjeve po stabilizohemi pranë mesatares së BE."
Rama bëri një bilanc duke krahasuar numrin e vrasjeve dhe me vitet e mëparshme.
"Edhe këtë vit numri i vrasjeve me dashje vijon të jetë në rënie, shifra janar-nëntor 2020 ishin 45 vrasje, 7 më pak se e njëjta periudhë e vitit paraardhës. Në vitin 2012 kemi pasur 126 vrasje. Sot kemi 2.5 herë më pak vrasje. Nëse i referohemi mesatares së disa viteve sesa ne të merrnim detyrën sot jemi praktikisht gjysmë për gjysmë" shtoi Rama