Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 59 vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2020, 10:09
Një 59 vjeçar është arrestuar nga policia për veprën “Dhunë në familje”.
Sipas policisë, A.G., 59 vjeç u prangos pasi në rrugën “Llazar Shapatini” ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.G., 59 vjeç, pasi në rrugën “Llazar Shapatini”, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike, ndaj bashkëshortes së tij", thuhet në njoftim.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.