I shpallur në kërkim nga Bosnje Hercegovina, arrestohet në Kukës kosovari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2020, 09:31
Policia e Kukësit në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Bosnje Hercegovinës.
"Shtetasi A. K. u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sarajevo, Bosnje Hercegovina", njofton Policia.
Arrestimi provizor i 39-vjeçarit, me qëllim ekstradimi.
"NCB Sarajevo, Bosnje Hercegovina, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale "Ryshfet/korrupsion", parashikuar nga Kodi Penal i Bosnje Hercegovinës", vijon njoftimi i Policisë Kukës.