Dy 18 vjeçarë në gjendje të rëndë, po udhëtonin në autostradë kur makina u aksidentua
Dy të rinj po luftojnë me vdekjen pasi u përfshinë në një aksident të rëndë rrugor mbrëmjen e sotme në Konjat, në autostradën Rrogozhinë – Lushnje.
Mjeti tip Audi Q5 me targa AA189CZ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një banese përgjatë autostradës.
Të rinjtë e aksidentuar janë Matias Rakipi 18 vjeç, i cili është dhe në gjëndje më të rëndë dhe Sebastjan Sefa, po 18 vjeç.
Mësohet se dy të rinjtë banojnë në Lushnje dhe janë në gjëndje kritike për jetën, prandaj janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Dyshimet e para janë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia, ndërkohë mësohet se makina ka kaluar dhe barrierat e hekurit duke përfunduar në oborrin e banesës.
Në të njëjtin vend ku ndodhi aksidenti i sotëm disa vjet më parë është shënuar një aksident tjetër me humbjen e jetës së një të moshuari.