Berisha: Osmani ngriti çështje kombëtare, qeveria shqiptare e angazhuar në ndryshimin e kufijve të Kosovës
Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Presidentja e Kosovës ngriti çështje të një rëndësie themelore kombëtare, sikurse është çështja e angazhimit të qeverisë shqiptare në ndryshimin e kufijve të Kosovës.
Berisha: Presidentja e Kosovës ngriti çështje të një rëndësie themelore kombëtare, sikurse është çështja e angazhimit të qeverisë shqiptare në ndryshimin e kufijve të Kosovës që tejkalon çdo imagjinatë.
Sikurse është edhe heqja e fjalës gjenocid në rezolutën që votoi parlamenti me urdhër të Beogradit e Ramës dhe çështja e taksës së Rrugës së Kombit.
Nga 2009 deri në 2013 qytetarët e Kosovës e kanë paguar 100% shpenzimet e ndërtimit të kësaj rruge, me 320 milionë euro që sillnin në vit me praninë e tyre.