Dyshohet se kreu marrëdhënie me një 30- vjeçare me probleme të shëndetit mendor, arrestohet 26 vjeçari i shpallur në kërkim

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale SH.M, 26 vjeç banues në Fushë Krujë, i shpallur në kërkim kombëtar.

Ai akuzohet e ka kryer marrëdhënie seksuale me një 30- vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

"Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor"-thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i tyre u krye nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i kishte caktuar masën "Arrest në burg", për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.