Digjet në mesnatë automjeti në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2020, 08:08
Një automjet i tipit 'Audi' ka marrë flakë në mesnatë në lagjen 24 maji në Vlorë.
Mësohet se makina është djegur anës rrugës tek vendi i quajtur Ish Posta e Çoles. Në vendin ku është djegur nuk ka kamera sigurie.
Në njoftimin e Policisë thuhet se rreth orës 00:45 ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti në pronësi të shtetases E.H., 23 vjeçe
Sipas edhe banorëve të cilët e njohin jashtë kamerës pohojnë se makina është në pronësi të një shtetaseje e cila ka si profesion parukiere dhe në zonë ka pak kohë që jeton me qera në një prej banesave aty pranë .Jeton e vetme me djalin e saj të vogël. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme teksa policia po heton ende shkaqet dhe mbetet e rezervuar në dhënien e detajeve