Fico: Nëse respektohen masat nga qytetarët, nuk kemi pse shkojmë te mbyllja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2020, 22:28
E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i ISHP-së Albana Fico u shpreh se nëse respektohen masat, atëherë nuk do të shkohet te mbyllja.
Fico: Nëse respektojmë masat dhe bëjmë një përpjekje të fortë të gjithë, them që kemi një shans të mirë për të mos shkuar aty ku duhet, te mbyllja. Nëse cenohet shëndeti të gjithë duhet të mendohemi mirë.
Qytetarët nuk janë fajtorë, por pabesia e këtij virusi, edhe ne shqiptarëve na gjeti të gjunjëzuar. Prandaj u bëj apel qytetarëve që të respektojnë masat e rekomanduara.