"Ju flet Moska" - Tirana e 2030 e Veliajt, 2 milionë pemë dhe 2 milionë metër kub beton

Tirana e 2030 Veliajt, 2 milionë pemë dhe 2 milionë metër kub beton ishte tema këtë të martë në "Ju Flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Veliaj ka marrë një nismë në vitin 2017 që deri në vitin 2030 të mbledh 2 milionë pemë. Veliajt i pëlqen shumë të merrem me mbjelljen e pemëve. Shumë vende e kanë marrë nismën e mbjelljeve pemëve. Lali eri me bujë të madhe shpalli projektin e Tiranës së gjelbërt. Kjo tregon se ai do që të jetë kryetar bashkie deri në vitin 2030.

Problemi është se lali Eri përveç pemëve mbjell edhe kulla betoni. Pas një llogarie të thjeshtë, për një metër katror të një pallati, duhen 0.35 metër kub beton. Lali Eri për çdo metër kub beton që hedh, merr disa miliona euro. Disa për buxhetin dhe disa për xhepin e tij. Kështu që nuk dihet se s apemë nga këto 2 milionë pemë do të mbijetojnë.

Lali eri kërkon që të mbulojë pemëzimin me betonizimin. Betonizimi e bën një qytet të pabanueshëm. Në këtë qytet të zihet fryma. Kemi një histori propagande me përdorim imazhi dhe përpjekje për të mos u shikuar realitetin nga njerëzit. Qendra e Tiranës po rrethohet nga kulla të larta betoni, duke prishur gjithë konfiguracioni arkitekturor të ndërtesave. Kullat po e prishin këtë pamje të këtyre ndërtesave në qendër.